Policia nis hetimet. Dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale


Një 18-vjeçar vlonjat ka humbur jetën, duke rënë nga shkëmbi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ramicë, të Vlorës, ku E. B, 18 vjeç banues i këtij fshati ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme.


Burimet zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur se vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes së të riut, që paraprakisht dyshohet të jenë aksidentale.


9 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)