Policia e Vlorës ka asgjësuar 6 000 bimë kanabis sativa, të mbjella në fshatin Oshtimë dhe Treblovë. Bimët narkotike ishin kultivuar në zonat e pyllëzuara të këtyre fshatrave, toka pa pronarë.
Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies me zjarr. Ndërsa në Krujë, policia ka asgjësuar 3100 rrënjë kanabis. Bimët u gjetën të mbjella në fshatrat Borizane, Thumane, Qerek dhe Shelqet. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
7 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)