Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin e shpallur në kërkim Ronaldo Jahaj, 20 vjeç, banues në Orikum, Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi është bërë pasi më datë 30.10.2016, dyshohet se ky shtetas ka vjedhur në banesën e prindërve të tij në Orikum, një sasi parash prej 800 eurosh.
Po ashtu, policia e Vlorës ka vënë në pranga edhe 2 shtetas të tjerë të shpallur në kërkim për akuzën e vjedhjes. Konkretisht është arrestuar shtetasi i shpallur në kërkim Albano Gjini, 26 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i tij u bë për arsye se më datë 21.09.2015, ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes, për të cilën është dënuar me 1 vit e 8 muaj burg.
Gjithashtu, është arrestuar shtetasi tjetër i shpallur në kërkim Rexhep Hoxhaj, 40 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë.
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij pasi më datë 15.04.2014, ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, për të cilën është dënuar me 3 vite burg.
3 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)