Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Në pranga ka rënë shtetasi Ermal Haxhiu, 38 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë arrestimin e tij në lagjen “Rilindja” Vlorë, pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin tip “Peugeot” me targë TR 0259 L, nën efektin e pijeve alkoolike. Gjithashtu, ky shtetas ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë rrugore duke mos iu bindur urdhrit të tyre.
1 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)