Policia e Vlorës ka zbuluar identitetin dhe ka arrestuar një 34-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje. Burimet zyrtare pohojnë se është arrestuar 34-vjeçari Bledar Jambelli, lindur e banues në fshatin Mbrostar të Fierit, pasi dyshohet se ky shtetas është autori i vrasjes së 27-vjeçarit Amarildo Delaj dhe plagosjes së dy personave të tjerë, ngjarje kjo e ndodhur më datë 4 shtator 2012 në lagjen “Osmën Haxhiu” në Vlorë në ambientet e lokal “Klind”, në pronësi të viktimës.


Po sipas burimeve zyrtare, 34-vjeçari dyshohet se është autor edhe i disa ngjarjeve të tjera të rënda penale të ndodhura në Vlorë dhe Tiranë. Ndaj 34- vjeçarit rëndojnë akuzat e “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje”.


8 Dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)