Police te Qarkullimit Rrugor, duke kontrolluar trafikun, prane Bulevardit Deshmoret e Kombit. Me ndryshimin e Kodit Rrugor qe nga dita e sotme do te aplikohene gjoba te ashpra vecanerisht per tejkalimin e normave te shpejtesise, drejtimin e mjetit ne gjendje te dehur, mosperdorimin e rripit te sigurise, etj.Efektivët e policisë së Vlorës ka vënë në pranga një 21-vjeçar me akuzuan e goditjes për shkak të detyrës. Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi Mateus Ferhati, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur një punonjës policie në shërbim.


“Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të këtij personi në lagjen “Ujë i ftohtë” për arsye se ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Porche” me targë AA211ML, ka dalë nga mjeti i tij duke kundërshtuar punonjësin e policisë që ka qenë me shërbim në këtë aks rrugor shtetasin L.S., gjithashtu duke e goditur (me grushte) këtë të fundit, për motive të dobëta”, sqaron policia.


26 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)