Grabitësit nuk kanë kursyer as pllakat dekorative që do të përdoren për shtrimin e Sheshit të Flamurit, me rastin e kremtimit të 100-Vjetorit të Pavarësisë.
Policia e Vlorës ka deklaruar se ka vënë në pranga një 51-vjeçar vlonjat, i cili është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë pllakat dekorative. “U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë për vjedhje i shtetasit Gëzim Myrtaj, 51 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi është kapur duke vjedhur pllaka mermeri të cilat po përdoren për shtrimin e sheshit të Flamurit”, bën të ditur zyrtarisht policia e qytetit bregdetar.
9 Tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)