Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital.
Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve të paraburgimit. Menjëherë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, por ka mbërritur pa shenja jete.
Rrethanat e ngjarjes pritet te percaktohen, ndersa dyshimet e para jane per nje goditje ne Zemer ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për më shumë detaje.
