Një shtetas i shpallur në kërkim me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë është arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Policia ka vënë në pranga shtetasin Mbarsjan Hysaj, 28 vjeç, banues në fshatin Risili në Vlorë.
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij në lagjen “Pavarësia”, pasi ky shtetas është shpallur në kërkim për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”, për një ngjarje të ndodhur në nëntor të vitit 2016. Për këto vepra penale, 28-vjeçarit i është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.
27 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)