Një mjet i Policisë së Shtetit është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje në Vlorë. Mësohet se mjeti po transportonte uniforma policie.


Policia e Vlorës sqaron se shkak i rënies së zjarrit dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike.


“Mjeti është i Repartit 100 të Policisë së Shtetit, i cili po transportonte uniformat për punonjësit e Policisë drejt DVP Vlorë.


Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit mund të jete një shkëndijë elektrike në ecje e sipër, të mjetit. Paraprakisht është dëmtuar një pjesë e sasisë së uniformave që gjendeshin në kamion”, sqaron policia lokale.


Shërbimet e policisë bashkë me shërbimin zjarrfikës kenë bërë fikjen e zjarrit.


27 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)