Rrëmbejnë një të mitur sepse dyshonin se u kishte vjedhur dokumentet e makinës, përfundojnë në pranga dy vëllezër nga Vlora. Sipas policisë së Vlorës dy vëllezërit Gazmend dhe Federik Hoxhaj përkatësisht 26 dhe 28 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj të miturit me inicialet F.D., pasi dyshonin se u kishte vjedhur dokumentet e makinës së tyre.
Në deklaratën e dhënë në polici fëmija tregoi se dy të arrestuarit pasi e kanë futur në makinë e kanë çuar në vendin e njohur si “Fusha e druve”, ku dhe e kanë keqtrajtuar.
Të arrestuarit janë shoqëruar në dhomat e paraburgimit, ku do të gjykohen për veprën penale të pengmarrjes së një të mituri, ndërsa fëmija i është bashkuar familjes pas depozitimit të dëshmisë së tij. 8 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)