Një 81-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në banesën e tij në Novoselë. Sipas informacionit të paraqitur, dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkak të arsyeve natyrale, ndoshta disa ditë më parë.
Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune, çka ka rritur dyshimet për një vdekje natyrale. Forcat e policisë po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar informacion më të detajuar mbi rastin.
Njoftim:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, më datë 15.03.2025, rreth orës 13:30, në fshatin Fitore, Novoselë, është gjetur i pajetë në banesën e tij shtetasi H. T., 81 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se 81-vjeçari ka ndërruar jetë prej disa ditësh për shkaqe natyrale.
Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune, trupi do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkakut dhe kohës së vdekjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
