Një vrasje me armë zjarri është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në qytetin e Vlorës. Viktimë e krimit ka mbetur 27-vjeçari Amarildo Delaj, i cili është ekzekutuar për vdekje me një armë zjarri tip kallashnikov.
Sipas të dhënave të policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘28 Nëntori’ të qytetit të Vlorës, në ambientet e lokalit të 27-vjeçarit.
Mësohet Delaj ka ndërruar jetë menjëherë si rezultat i plumbave të marrë në kraharor, ndërsa pista e parë që ka dalë në pah është që vrasja të ketë ndodhur për motive pronësie.
Autorët e ngjarjes mbeten ende të paidentifikuar, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e këtij krimi.
5 shtator 2012 (gazeta-Shqip.com