Policia e Vlorës ka mundur të zbulojë një bandë hajdutësh makinash, duke ndaluar njëri prej tyre dhe shpallur në kërkim 2 shokët e tij.


Burimet zyrtare nga policia e qytetit bregdetar bëjnë të ditur se është bërë i mundur  arrestimi,  për vjedhje në bashkëpunim i 21-vjeçarit Edvaldo Askushaj, banues në Vlorë. “Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur shpallur në kërkim nga policia: Ervis Myrtaj, 27 vjeç, dhe Marjo Hibraj, 19 vjeç, të dy banues në Vlorë. gjatë natës kanë kryer disa vjedhje automjetesh në qytetin e Vlorës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe sendet që kishin vjedhur nga automjetet”, thuhet zyrtarisht nga policia e Vlorës.


12 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)