Një bandë shqiptare e cila grabiste bankomatet me vinç, rrezikon dënime të rënda në Spanjë.

shqiptarët kryenin vjedhje në zona pak të banuara si fshatra periferikë, zona jashtë qytetit apo komuna të vogla. Në shkurt të vitit 2024, ata grabitën një bankomat, në të cilin kishte 45 mijë euro. Mediat spanjolle shkruajnë se ata kanë kryer nëntë grabitje, dy prej tyre të dështuara dhe kanë marrë rreth 341.000 euro, ndërsa dëmet që kanë shkaktuar e kalojnë shumën 334.000 euro.

Prokuroria kërkon 55 vite burg për tetë të akuzuarit, të cilët i vendos në qendër të një organizate kriminale shqiptare të specializuar për këto vjedhje. Dënimet ndryshojnë sipas rolit të secilit, nga gjashtë vite burg për anëtarët me përfshirje më të vogël deri në njëmbëdhjetë vite për njërin nga drejtuesit kryesorë. Gjatë procesit, palët ishin pranë arritjes së një marrëveshjeje, por njëra prej tyre kundërshtoi pranimin e fajësisë, ndaj gjyqi parashikohet të zhvillohet në vitin 2028.