Policia e tiranës ka vënë në pranga 3 shtetas dtën e sotme pasi akuzohen për vjedhjen e një automjeti në një garazh në zonën e Yzberishtit.
Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit Ambri Taga, 27 vjeç, Arlindo Taga, 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe Kostandin Bregu, 33 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Vjedhja”.
TIRANË
Finalizohet operacioni policor i koduar “GLK”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë.
Vodhën një automjet, në një garazh në rrugën “Tre Dëshmorët”, në Yzberisht, arrestohen 3 shtetas.
Procedohet në gjendje të lirë një shtetas, për moskallëzim krimi, si dhe punohet për kapjen e një shtetasi tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të autorëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “GLK”.
Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit Ambri Taga, 27 vjeç, Arlindo Taga, 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe Kostandin Bregu, 33 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, dhe po punohet për kapjen e shtetasit D. T.