vjedhjeVodhën qendrën e personave me aftësi të kufizuar, arrestohen në flagrancë tre autorët e dyshuar të ngjarjes. Në pranga kanë rënë Marsel Abedini, 24 vjeç, Oliver Rakipi, 25 vjeç dhe Gëzim Gashi, 24 vjeç, banues në Tiranë.


Personat në fjalë kanë qenë të dënuar edhe më parë për vjedhje. Sipas burimeve policore, dyshohet se mbrëmjen e së hënës, në orën 20:00, kanë vjedhur dyert e qendrës së personave me aftësi të kufizuar si dhe kabllot elektrik.


8 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)