Një automjet tip Volkswagen është gjetur mëngjesin e sotëm i përmbysur brenda një kanali në fshatin Kallm të Fierit.
Mësohet se kanë qenë banorët e zonës ata që kanë konstatuar makinën dhe kanë njoftuar menjëherë autoritetet. Dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga gjatë natës ose në orët e para të mëngjesit, duke përfunduar në kanal.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, policia dhe ambulanca, të cilët kanë kryer verifikimet përkatëse.
Nga kontrollet paraprake nuk janë konstatuar persona brenda automjetit. Dyshohet se drejtuesi mund të jetë larguar pas aksidentit, duke lënë makinën në vendngjarje.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.
