Ndërsa na ndajnë më pak se 48 orë nga dita e zgjedhjeve, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për qytetarët shqiptarë që të marrin pjesë në votime.
Përmes një mesazhi në faqen zyrtare në Facebook, ambasada thekson rëndësinë jetike të votës në një demokraci funksionale.
“Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim,” thuhet në deklaratë, duke nënvizuar se çdo qytetar ka fuqinë të ndikojë në të ardhmen përmes zgjedhjeve.
Mesazhi vjen në një moment kyç për vendin, teksa atmosfera zgjedhore po intensifikohet dhe qytetarët përgatiten të shprehin vullnetin e tyre në kutitë e votimit.

