Vota preferenciale në Berat ka konfirmuar mandatin për, Hysen Buzalin, Fadil Nasufin nga Partia Socialiste si dhe Hatixhe Konomin, e cila përfiton nga kuotat gjinore.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë numëruar 275/275 kuti për votat preferenciale.
Në këtë qark vetëm socialistët kanë nxjerrë tre deputetë nga lista e hapur, ndërsa PD-ja ka nxjerrë vetëm dy deputetët e listës së mbyllur.
Deputetët e PS
Ervin Demo (listë e mbyllur)
Enriketa Jaho (listë e mbyllur)
1 Hysen Buzali 8209
2 Fadil Nasufi 6327
3 Hatixhe Konomi 3372
Deputetët e PD
Eno Bozdo (listë e mbyllur)
Zija Ismaili (listë e mbyllur)

Në Elbasan Partia Socialiste do të çojë në Kuvend edhe pesë deputetë të listës së hapur, përveç atyre pesë të listës së mbyllur.
Nga të dhënat zyrtare të KQZ-së rezulton se janë numëruar 505 nga 508 kuti votimi të votave preferenciale, ku më e votuara deri tani rezulton Sara Mila.
Në listën fituese janë edhe Sajmir Hasalla dhe Olsi Komici, ndërkohë që jashtë kanë mbetur deputetët Shkëlqim Bullari, Luan Duzha, Desantila Tahiraj dhe Florenc Spaho.
Ndërsa demokratët do të fusin vetëm katër nga pesë deputetët e listës së mbyllur.
Lista e PD
Tomor Alizoti (listë e mbyllur)
Edmond Haxhinasto (listë e mbyllur)
Klodiana Çapja (listë e mbyllur)
Blendi Himçi (listë e mbyllur)
Lista e PS
Arbjan Mazniku (listë e mbyllur)
Bora Muzhaqi (listë e mbyllur)
Ermal Elezi (listë e mbyllur)
Adi Qose (listë e mbyllur)
Evis Kushi (listë e mbyllur)
1 Sara Mila 18626
2 Saimir Hasalla 9361
3 Olsi Komici 9020
4 Aulona Bylykbashi 8315
5 Agron Gaxho 5969

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Gjirokastrës, qark i cili i dha 3 mandate Partisë Socialiste dhe 1 asaj Demokrate.
Ndërkohë sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lista e hapur PS do të fusë në Kuvendin e ri dy deputetë.
Deri tani janë numëruar 197 kuti nga 198 në total, ku rezulton se më të votuarit në këtë qark për PS nga lista e hapur janë Tërmet Peçi dhe Piro Dhima.
Ndërkohë PD nuk fut asnjë deputet nga lista e hapur për këtë qark, duke lënë jashtë ish-kreun e KQZ-së Arben Ristanin.
PS 2 mandate nga lista e hapur:
1 Tërmet Peçi 9458
2 Piro Dhima 6902


Në qarkun e Fierit janë numëruar 586 nga 587 kuti, sa i përket vota preferenciale.
Në këtë qark konkurrencë në listën e hapur ka vetëm në Partinë Socialiste, pasi demokratët nuk kanë arritur të marrin as mandatin e pestë të listës së mbyllur.
PS-ja do të marrë shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç atyre pesë të listës së mbyllur. Listën e hapur e kryeson Ceno Klosi, i ndjekur nga Klevis Jahaj dhe Asfloral Haxhiu.
Jashtë listës fituese ka mbetur deputeti aktual Nusret Avdulla.
Lista e PS- 12 mandate
Belinda Balluku (listë e mbyllur)
Petrit Malaj (listë e mbyllur)
Kiduina Zaka (listë e mbyllur)
Erjo Mile (listë e mbyllur)
Ana Nako (listë e mbyllur)
1 Ceno Klosi 16638
2 Klevis Jahaj 12696
3 Asfloral Haxhiu 11622
4 Antoneta Dhima 6860
5 Elton Korreshi 5966
6 Zegjine çaushi 4074
7 Dhimitër Kruti 3629
Lista e PD- 4 mandate
Gazment Bardhi (listë e mbyllur)
Luan Baçi (listë e mbyllur)
Brunilda Haxhiu (listë e mbyllur)
Saimir Korreshi (listë e mbyllur)

