Vota preferenciale në Berat ka konfirmuar mandatin për Fadil Nasufin nga Partia Socialiste si dhe Hatixhe Konomin, e cila përfiton nga kuotat gjinore.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë numëruar 271/275 kuti për votat preferenciale.

Në këtë qark vetëm socialistët kanë nxjerrë tre deputetë nga lista e hapur, ndërsa PD-ja ka nxjerrë vetëm dy deputetët e listës së mbyllur.

Deputetët e PS

Ervin Demo (listë e mbyllur)

Enriketa Jaho (listë e mbyllur)

Hysen Buzali 8153 vota

Fadil Nasufi 6241 vota

Hatixhe Konomi 3366 vota

Deputetët e PD

Eno Bozdo (listë e mbyllur)

Zija Ismaili (listë e mbyllur)