Pas numërimit të 352 nga 422 kutitë e votave preferenciale në Qarkun e Korçës, janë përcaktuar emrat që pritet të përfaqësojnë këtë qark në Kuvend.

Nga PS, tre më të votuarit janë Ilirian Pendavinji, Bledi Çomo dhe Besa Spaho, e cila përfiton nga kuotat gjinore. Deputetja aktuale Enslemvera Zake mbetet jashtë.

Nga PD, mandatin e vetëm e siguron Fidel Kreka, duke lënë jashtë Edmond Spahon dhe Andrea Manon.

Lista e PS- 6 mandate
Niko Peleshi (listë e mbyllur)
Romina Kuko (listë e mbyllur)
Genti Lakollari (listë e mbyllur)
Ilirian Pendavinji 8583 vota
Bledi Como 7449 vota
Besa Spaho 5590 vota

Lista e PD- 4 mandate
Ivi Kaso (listë e mbyllur)
Ledina Alolli (listë e mbyllur)
Bledjon Nallbati (listë e mbyllur)
Fidel Kreka  4846.