Vijojnë incidentet gjatë procesit zgjehdor në vendin tonë. Këtë herë bëhet fjalë për votim familjar në Lapardha të Beratit, në qendrën e votimit 3435.

Raportoeht se një e moshuar ka votuar e shoqëruar nga e afërmja e saj. Kaq është dashur që votuesit e tjetër të reagojnë dhe të filmojnë rastin për të faktuar shkeljen. Ndërkohë që komisonerja e QV ka debatuar me votuesin që filmoi votimin familjar.

Kush po voton dysh, do lajmëroj policinë, ik”, dëgjohet t’i thotë komisionerja qytetarit me tone të larta.