Shqyrtimi i kërkesës së Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës është shtyrë për të mërkurën, më 11 qershor. Kërkesa përfshin verifikimin e pamjeve filmike në katër KZAZ, ku koalicioni opozitar PD-ASHM ngre dyshime për votim të dyfishtë.

Sipas gazetares së Top Channel, Elda Menga, të mërkurën në orën 12:00 pritet të nisë shqyrtimi për qarkun e Fierit.

Në zgjedhjet e mbajtura më 11 maj, koalicioni PD-ASHM doli forcë e parë në Shkodër, duke fituar 5 mandate në Kuvend, pas përfundimit të numërimit të votave.

Opozita kërkon transparencë të plotë për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor dhe ka paralajmëruar se do të ndjekë çdo rrugë ligjore për të zbardhur të gjitha dyshimet mbi parregullsitë e pretenduara.