Deputetët janë duke votuar në mënyrë të fshehtë për të zgjedhur Kryetarin e ri të Kuvendit, në një seancë ku mungon pjesëmarrja e opozitës. Partia Socialiste, fituese e zgjedhjeve të 11 majit, ka propozuar për këtë post emrin e Niko Peleshit, ish-ministër i Mbrojtjes dhe një prej figurave të vjetra të mazhorancës.
Ndërsa procesi i votimit është në vijim, një detaj ka tërhequr vëmendjen e mediave: Kryeministri Edi Rama është parë duke pikturuar mbi Librin e Etikës së Deputetit, një sjellje që ka shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale.
Nuk është hera e parë që Rama shfaqet duke vizatuar gjatë seancave parlamentare, por këtë herë objekti që përdori një dokument zyrtar për sjelljen e deputetëve e ka bërë veprimin edhe më simbolik.