
Kryeministri Edi Rama nuk la batutat dhe ironinë gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Rama tha se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë një problem i madh për demokratët, sepse “çështja është se ti voton për Lulin, por nuk merr Lulin, merr paketë”.
Ai e quajti “Lokomotiva”, ku tha se “Meta do të ishte skapamento Monika fatorino, Luli me kapele që përshëndet ata që e presin dhe i thotë hë si jeni me taksat”
“Vota në 25 prill do jetë një problem shumë i madh për demokratët dhe për këdo që mund të ketë arsye për të mos votuar për ne se çështja është se ti voton për Lulin, por nuk merr Lulin, merr paketë. Luli mezi po mban Saliun, imagjinoni tani, Luli kryeministër Monika shefe llogarisë, iliri me dekorata dhe Saliu kuptohet.
Lokomotiva, Meta, ndërsa Berisha do ishte skapamento Monika fatorino, Luli me kapele që përshëndet ata që e presin dhe i thotë hë si jeni me taksat. Do jetë fushatë shumë i interesante dhe më ka ardhur shuam keq që dua t’i ndajë ata. Që dua ta ndihmoj Lulin, nuk e mohoj, por që dua t’i ndaj jo. Do ta shikoni kur të marrë dhe djali i Fahriut dekoratë”, tha Rama.