Elbasan
Procesi
Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 39 vite burg dy vëllezërit Leonard dhe Dritan Lekaj, të cilët me 18 mars 2011 ekzekutuan me armë zjarri në banesë nënën dhe motrën e tyre. Gjykata shpalli fajtor për vrasje dhe dënoi me 25 vite burg Leonard Lekajn, ndërsa vëllai i tij Dritani u konsiderua bashkëpunëtor në krim dhe u dënua me 14 vite burg. Prokurori Ritvan Sukaj tha se krimi është kryer me paramendim, ndaj kërkoi burgim të përjetshëm për Leonardin dhe 23 vjet burg për Dritan Lekajn, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin ekzekutuan me pushkë nënën Donika dhe motrën Leonora. Krimi ndodhi në ambientet e shtëpisë, ku pas divorcit babai me dy djemtë dhe nëna me vajzën jetonin në dhoma të ndara. Vëllai i madh, Leonardi 27 vjeç, mori përsipër vrasjen e dyfishtë për çështje nderi.
s.m.