Ky është Renato Mhillaj dhe Florin Mhillaj që dyshohen si dy nga autorët e vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. Policia e Lezhës doli sot me një njoftim ku zbardhi detajet e ngjarjes dhe shpalli në kërkim tre autorët e dyshuar.

Mësohet se të shpallur në kërkim janë Adriano Mhillaj 22 vjeç, Florin Mhillaj 36 vjeç dhe Renato Mhillaj 23 vjeç. Ka dyshime të forta se kjo ngjarje ka ndodhur për hakmarrje.

Tre autorët e ngjarjes së djeshme janë pikërisht familjarët e të ndjerit Genc Mhillaj. Renato raportohet të jetë djali i viktimës së vitit 2016, ndërsa Florini është nipi i tij. Policia nuk ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë asnjërin prej tre autorëve.