Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, janë tre vëllezërit që dyshohet si autorë të vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, trupi i pajetë i të cilit u gjet pranë Liqenit të Shkopetit.

Fatjon Bushgjoka është arrestuar në Tiranë dhe ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër së bashku me Petrit Çakrri, po ashtu i dyshuar si autor i vrasjes.

Ndërkohë dy vëllezërit e tij, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj janë shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Petrit Çakrri dhe 3 vëllezërit Bushgjoka dyshohen si autorët e krimit makabër. Renis Dobra po kthehej në banesë dhe ndodhej rreth 5 minuta larg shtëpisë kur autorët e rrëmbyen.

Pasi e dhunuan, e mbytën me litar dhe më pas trupin e pajetë të të riut së bashku me makinën ku ai udhëtonte në momentin e rrëmbimit e hodhën drejt liqenit të Shkopetit.