Pritet përmirësime të motit në ditën e sotme, krahasuar me motin e paqëndrueshëm të ditëve të fundit.
Pritet rënie e presionit atmosferik duke sjellë, vranësira dhe reshje të izoluara shiu e dëbore në zonat malore Lindore, ndërsa kthjellime dhe vranësira të dendura do të ketë bregdeti dhe pjesërisht zonat e ulëta.
Në orët e pasdites pritet përmirësim i motit në ultësirën perëndimore duke lënë zonat malore me vranësira dhe reshje të izoluara dëbore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rritje të lehtë pritet gjatë orëve të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 11°C.
Era do të fryjë e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verilindor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 5 ballë.