Gazetarja Klodiana Lala ka hedhur dritë mbi detajet e reja rreth vrasjes së biznesmenit italian 44-vjeçar, Eduardo Sarchi, i cili u qëllua për vdekje më 29 shtator në zonën e Salarisë, Tepelenë.
Sipas Lalës, dinamika e ngjarjes, deri më tani, është ajo që është bërë publike përmes dëshmive të para nga vendngjarja. Lala ka sqaruar se mbrëmjen e 29 shtatorit, biznesmeni dhe Eqerem Braçi po darkonin në Salari të Tepelenës bashkë me djalin e tij Gazment, kur rreth orës 11.30 djali i Eqeremit, Gazmenti ka dalë për gjueti.
“Në një vend midis Salarisë dhe Bolenit është përplasur me autorin e dyshuar Kamber Sulçaj për dritat e gjata por nuk dihet nëse ka patur përplasje fizike, por ka patur debate të ashpra, duke iu referuar dëshmisë së njërës palë. Gazmenti është kthyer drejt shtëpisë por autori e ka ndjekur nga pas. Në një moment e ka lënë makina dhe ka telefonuar babain, i cili është nisur bashkë me ortakun e tij italian”, ka vijuar Lala, duke sqaruar dhe hipotezat e ngritura dhe në mediat italiane për këtë ngjarje.
Lala thotë se biznesmeni ka qenë nën breshërinë e plumbave që derdhi drejt makinave të tyre autori Kamber Sulçaj, i cili përdori armë me dylbi.
“Si pasojë e plumbit që ka marrë në këmbë ka patur gjakderdhje, duke qenë se breshëria ka zgjatur afro 40 minuta, nuk ka mundur të shpëtoje.”- tha ajo.
E pyetur nëse kjo tentativë e autorit ishte për ti trembur apo vrarë, gazetarja Klodiana Lala tha se Sulçe ishte me rekorde kriminale dhe me rrezikshmëri të lartë dhe synimi i tij ka qenë për ti vrarë. Por gazetarja Lala tha se po vijojnë hetimet dhe kërkimet për kapjen e autorit të krimit.
“Nga këqyrja e celularëve, kamerat e sigurisë, si ka lëvizur autori ku i ka fshehur armët e makinën. Policia e shtetit vijon aksionin për kërkimin e tij, pasi dhe policia italiane ka ngritur kërkuar informacion, madje është kërkuar informacion dhe në rrugë diplomatike, mediat italiane kanë ngritur dyshime dhe për ngjarje të tjera. Si gazetare kam dhe unë dyshimet e mia dhe po ndjek hetimet hap pas hapi. Autori i dyshuar mund të japë një panoramë tjetër nëse arrestohet”, tha Lala për news24.