Të rinjtë e Bulqizës dolën sot në protestë pas vdekjes së një 15-vjeçari në Shkozet të Durrësit, i cili u plagos rëndë 11 ditë më parë dhe ndërroi jetë në spital.

Grupi i bashkëmoshatarëve u mblodh në qendër të qytetit me pankarta në duar, duke kërkuar më shumë siguri dhe vëmendje ndaj problemeve që përballen të rinjtë. Ata kërkuan ndërhyrje më të forta nga institucionet për parandalimin e konflikteve, mbështetje psikologjike dhe krijimin e hapësirave ku të rinjtë mund të shprehen dhe të kërkojnë ndihmë.

Protesta u zhvillua qetësisht dhe u kthye në një thirrje për reflektim dhe ndryshim, ndërsa të rinjtë shprehën solidaritet me familjen e viktimës dhe përsëritën kërkesën që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.