Policia ka dhënë informacionet e para zyrtare për ngjarjen e rëndë të regjistruar pasditen e sotme në Korçë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 20-vjeçari Johan Zuko.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në rrugën “Viktor Eftimiu”, në lagjen nr. 15. Paraprakisht dyshohet se një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.
Pas ngjarjes, tre persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku pritet t’u nënshtrohen veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të dokumentuar dinamikën e konfliktit dhe për të përcaktuar përgjegjësit e ngjarjes. Hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.
Njoftimi
Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 15, në rrugën “Viktor Eftimiu”, Korçë, ka ndodhur një konflikt ndërmjet disa personave, i cili është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit.
Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën shtetasi J. Z., rreth 20 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Korçë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të kryera nga shërbimet e Policisë në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja menjëherë pas krimit.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, tre shtetas të dyshuar si të përfshirë në konfliktin ku humbi jetën 20-vjeçari.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë
