Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më prë në Fier, ku një 28-vjeçare u vra me thikë nga bashkëshorti i saj. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në lagjen “Sheq u Madh”, Fier.

Autori i krimit të rëndë është Demokrat Medinaj, 29 vjeç, i cili dje u gjet i vdekur disa metra larg shtëpisë së tyre. Ata kishin dy fëmijë të mitur, 6 dhe 4 vjeç.

Për mikrofonin e emisionit “Shqipëria Live” kanë folur fqinjët e tyre, të cilët shprehen se nuk kanë dëgjuar ndonjëherë se çifti ka patur probleme. Gjithashtu flasin shumë mirë për të ndjerën, Irvana.

“Vajzë e ndershme, shumë e mirë. Ndodhi për një moment, pa arsye. Është e tmerrshme. E futi në dhe, se i ka rritur me mundime. Iku në kulmin e rinisë”, tha një nga fqinjët.

Një tjetër shtoi: “Nuk janë njerëz të këqij. Ishte vajzë e rrallë, e urtë dhe e qetë. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë sherre për to”.

“Vajzë e re, shumë e mirë, jashtëzakonisht e mirë. Edhe familja, fukarenj, por rrinin në punën e tyre. Shkonte shumë mirë me djalin”, u shpreh një tjetër komshie.