Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës.

Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, dy persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit K.K., 34 vjeç, i cili ndodhej në ambientet e jashtme të një lokali. Viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë mbërritën menjëherë dhe kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, ndërsa po kryhen kontrolle të imta në zona të ndryshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor që, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të atentatit.