Një 40-vjeçar mbeti mbrëmjen e djeshme i vrarë në një atentat me armë zjarri në Kurbin.
Sipas informacionit të policisë, rreth orës 22:10 është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Ilir Gjini, i njohur edhe me mbiemrat Lika, Kokaj dhe Nure.
I plagosuri u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë transportimit.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe kanë nisur kontrolle intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias I. N, rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
