Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Lulzim Vishës mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se në automjetin e viktimës janë konstatuar 15 gjurmë plumbash, teksa qitjet sipas hetuesve janë bërë në xhamin e parë të makinës duke ngritur dyshime se autoret i kanë ardhur përballë.

Po ashtu kalibri i armës dyshohet të jetë automatik i shkurtër  tip 9mm sipas gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes. Autori po ashtu ka përdorur silenciator, pasi banorët e zonës kanë dëshmuar se në asnjë moment nuk kanë dëgjuar krisma. Ende nuk dihet nëse vrasja është kryer gjatë natës, apo mëngjesin e sotëm.

Po ashtu policia ka gjetur të afërm të Rifat Domit që është vrarë në 1997 nga vëllai i viktimës dhe ka nisur shoqërimet për t’i marrë në pyetje në lidhje me ketë ngjarje.

Ndërkohë automjeti që u gjet i djegur në Zall Herr është ende duke u këqyrur nga grupi hetimor për të parë nëse autorët kanë lënë armën e krimit aty.

Raportohet se Lulzim Visha nuk kishte precedent penal të mëparshëm, dhe dy pistat kryesore ku hetimet po bazohen janë gjakmarrja nga familjarët e Rifat Domit dhe një konflikt i para disa kohëve që viktima ka pasur me dy vëllezër që banonin në të njëjtën zonë me të.