Policia e Korçës ka deklaruar se ka zbardhur vrasjen e Et’hem Hënas, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen vonë të së shtunës së kaluar dhe ka ndaluar autorin e dyshuar.
Burime nga policia e qytetit juglindor bëjnë me dije se kanë vënë në pranga 35-vjeçarin Edison Kordalli, i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri 58-vjeçarin Et’hem Hëna, në ambientet e kazinosë së të birit të viktimës, ku ai punonte si roje.
Kordalli është bashkëfshatar i viktimës dhe i njohur si kontingjent krimi. Policia ende nuk ka bërë të ditura motivet e vrasjes së mbrëmjes së 27 tetorit, por thuhet se grupi hetimor është ende duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
31 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)