Zbardhja e krimit të rëndë të vitit 2017, për identifikimin e kufomës së djegur që u mësua se i përket 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda, ka ndihmuar dhe një person tjetër.
Ai është Faik Stojna 61 vjeç, i cili ka patur lidhje intime por dhe marrëdhënie pune me Marjeta Karajn, e cila urdhëroi djegien e Mendu Kurt-Dedës në vitin 2017, krim që u krye nga djali i saj Besmir Karaj dhe shoku i tij Gazmir Ngota. Vetë ata i kishin treguar për krimin që kishin kryer.
Faik Stojna 61 vjeç, ishte me origjinë nga Librazhdi dhe aktulishit banonte në Tiranë. Ai vendosi të rrëfente në policinë e kryeqytetit, duke kërkuar dhe ndihmë për veten pasi lidhje me organizatoren tashmë mund t’i rrezikonte jetën dhe atij.
Faik Stojna ka deklaruar se në vitin 2014 është njohur me shtetasen Merjeta Karaj me të cilën ka krijuar një lidhje intime, e cila në atë kohë ka qenë e punësuar si sekretare e një OJF-je me kryetar të ndjerin Menduh Kurt-Deda.
Sipas tij, midis Marjeta Karaj dhe Menduh Kurt-Dedës, ka patur mosmarrëveshje të vazhdueshme në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve të shoqatës.