Seanca paraprake për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani është shtyrë, ndërsa familjarët e viktimës kërkojnë vendosjen e drejtësisë.

I akuzuari, Mario Përlleshaj, bashkëmoshatar i Canit, përballet me akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave. Ai akuzohet gjithashtu për plagosjen e një tjetër adoleshenti.

Nëna e viktimës, Florina Cani, ka bërë një deklaratë prekëse pas shtyrjes së seancës:
“Dua që drejtësia të vendoset në vend. Unë flas si nënë, dua dhe do të luftoj për drejtësi.”

Ajo gjithashtu tha se dëshiron që djali i saj të bëhet një simbol, në mënyrë që tragjedi të tilla të mos përsëriten më.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, duke tronditur opinionin publik.