Para pak ditësh në Sukth të Durrësit u ekzekutua me breshëri plumbash 48-vjeçari Arben Mërkuri. Sipas ReportTv, 48-vjeçari ka patur lidhje me një tjetër personazh të njohur të botës së krimit në Durrës dhe ky është Xhevdet Troplini. Troplini njihet edhe me pseudonimin “Poja” dhe ështe një emër i njohur për policinë. Ka dyshime se Mërkuri mund të ketë qenë i përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale të porositur nga Xhevdet Troplini.

Kujtojmë se Mërkuri u ekzekutua sapo zbriti nga makina e tij dhe ishin tre persona ata që morën pjesë në këtë atentat: shoferi, një person që ekzekutoi 48-vjeçarin dhe një tjetër që e mbajti në vëzhgim lëvizjet e tij. Ai ka në pronësi një objekt 3 katësh, një dyqan kancelari, një market në Sukth, një dyqan që ende nuk e kishte hapur si edhe një kompani që merret me mbarështimin e pulave.

48-vjeçari është emër i njohur për policinë pasi në vitin 2016 është arrestuar bashkë me dy persona të tjerë pasi kanë dhunuar biznesmenin amerikano-libanez Faad Mitri. Asokohe, Mërkuri u arrestua bashkë mikun e tij Landi Muharremin ( i njohur si Rrumi i Shijakut) dhe Skënder Krahajn.