Seanca gjyqësore në Gjykatën e Lezhës për portugezin Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj në Shëngjin, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2023. Në seancë, mbrojtja paraqiti konkluzionet përfundimtare për Ruben Saraiva.

Pas përfundimit të seancës, avokati i tij, Kujtim Cakrani, deklaroi se nuk ekziston asnjë provë që implikon klientin e tij në këtë ngjarje. Ai shtoi se Saraiva është diskriminuar gjatë gjithë kësaj periudhe nga Drejtoria e Burgjeve, pretendim që sipas tij u konfirmua edhe nga vetë i pandehuri gjatë seancës së sotme.

Sipas Cakrani, klienti i tij ka deklaruar se mbahet padrejtësisht në burg, duke theksuar se policia dhe prokuroria e dinë shumë mirë kush janë autorët e vërtetë të vrasjes. Ndërkohë, seanca e radhës është caktuar më 25 mars, kur pritet edhe shpallja e vendimit nga gjykata.