Një ngjarje e rëndë ndodhi fundjavën e kaluar në një kamping në Finikounda të Korinthit, ku u vranë pronari grek i kampingut dhe punëtori i tij shqiptar, i cili ishte kujdestar i pasurisë.
Hetimet e policisë greke po fokusohen kryesisht te dy pistat kryesore: konfliktet personale dhe problemet e pronësisë. Sipas burimeve, kujdestari shqiptar kishte trashëguar një pjesë të konsiderueshme të pasurisë nga pronari, i cili kishte vendosur që pasurinë ta linte vetëm kujdestarit dhe një të afërmi të tij, duke përjashtuar familjarë të tjerë, përfshirë nipin i cili ishte i pranishëm gjatë ngjarjes, por shpëtoi pa lëndime.
Policia ka përjashtuar mundësinë e grabitjes si motiv dhe dyshon se autori është një i ri i panjohur, i cili kishte njohuri për zonën dhe mungesën e kamerave të sigurisë. Ai hyri pa mbuluar fytyrën, qëlloi me gjakftohtësi dy viktimat dhe u largua pa marrë asnjë send nga vendi i ngjarjes. Nuk u gjetën gëzhoja, çka tregon se arma mund të ketë qenë revolver.
Nipi i pronarit, i cili ishte dëshmitar në vendngjarje, tha se autori kishte qëlluar edhe drejt tij, por nuk e goditi dhe nuk e identifikoi atë.
Hetuesit po analizojnë të gjitha kontaktet e viktimës për të zbuluar nëse ka ndonjë person që mund të ketë përfituar nga kjo vrasje, ndërsa janë duke hetuar edhe lidhjet mes autorit dhe viktimave.