Sot në orën 10:30 pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj Nevzat Spahos, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, ngjarje e ndodhur gjashtë ditë më parë.
Kërkesa e Prokurorisë së Elbasanit për masën e sigurimit ndaj shtetasit N.S. është regjistruar dje, më 5 dhjetor 2025, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me objekt “Vleftësim ndalimi, caktim mase sigurimi”.
Seanca do të mbahet sot, më 6 dhjetor 2025, në orën 10:30, dhe sipas vendimit të gjykatës do të zhvillohet me dyer të mbyllura.
Ndërkohë, një ditë më parë, Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Xhino Ago, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mëhalla.
