Prokuroria 


Bledar Balliu


Prokuroria i kërkon policisë të rimarrë në pyetje të gjithë dëshmitarët okularë që panë vrasjen e Bledar Balliut, në datën 27 qershor në kryeqytet. Burime nga organi i akuzës kanë pohuar dje se nga shqyrtimi tërësor i materialeve që ndodhen në dosje deri tani, ka rezultuar se nuk ka ende prova të mjaftueshme për zbulimin e autorit të vrasjes së 35-vjeçarit. Për shkak të mungesës së provave të nevojshme për identifikimin e autorit, prokuroria ka vendosur që ta delegojë në polici dosjen penale për vrasjen e të riut nga Fieri. Hetimet e deritanishme nuk zbuluan asnjë autor të mundshëm, ndërsa të gjithë personat e shoqëruar u lanë të lirë.