denis-shtraza1Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg për Denis Shtrazën, i cili akuzohet për vrasjen e Gazmend Çollakut në Durrës. Në këtë mënyrë, Shtraza do të vazhdojë të qëndrojë në burg.


Avokati mbrojtës i të pandehurit, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, pasi nuk ka lidhje me ngjarjen. Sipas tij, analizat kompjuterike të telefonit nuk tregojnë se ai ka qenë në vendngjarje.


Në lidhje me vrasjen e Gazmend Çollakut është në kërkim edhe ish-oficeri i policisë, Ervin Dalipi. Por edhe ky i fundit ka deklaruar për median se nuk ka lidhje me krimin e ndodhur në janar të këtij viti.


14 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)