Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Aleksandër Lahon, të njohur si “Rrumi”.

Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se e njëjta masë sigurie u la në fuqi edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça, si dhe për shtetasin Vlash Brahja, të dyshuar për tjetërsimin e pronave në zonën e Gjirit të Lalzit.

Para Apelit të GJKKO-së u paraqit edhe Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume, për të cilin po ashtu u la në fuqi masa “arrest me burg”.

Ai dyshohet se ka vepruar si vëzhgues në vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 në Durrës, në bashkëpunim me Aldo Avdylin.

Top Channel