Gjykata ka vendosur që procesi ndaj Denis Meçes dhe Leonidha Guces, të akuzuar në çështjen që lidhet me vrasjen e Egli Progës, të vijojë me procedurë të zakonshme.

Në seancën e zhvilluar këtë të hënë, trupa gjykuese nuk ka pranuar kërkesën e dy të pandehurve për aplikimin e gjykimit të shkurtuar.

Meça dhe Guçe e kishin paraqitur këtë kërkesë gjatë seancës së mëparshme, duke synuar që çështja ndaj tyre të shqyrtohej përmes procedurës së përshpejtuar.

Pas shqyrtimit të kërkesës, gjykata vendosi ta rrëzojë atë. Për rrjedhojë, procesi do të zhvillohet me gjykim të zakonshëm.

Kjo do të thotë se në seancat e ardhshme pritet të vijojë shqyrtimi i plotë i provave, dëshmive dhe rrethanave që lidhen me akuzat ndaj Denis Meçes dhe Leonidha Guces në dosjen për vrasjen e Egli Progës.