Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) po zhvillohet seanca e radhës për dosjen e njohur si “Plumbi i Artë”. Para trupës gjykuese ka dhënë dëshminë e tij njëri prej të pandehurve, Agim Gjini, i cili ka folur për vrasjen e Elvis Dedajt në vitin 2012 dhe të nënës së tij, Fatmira Dedaj, një vit më vonë në Durrës.
Në deklarimet e tij, Gjini ka treguar se kishte punuar në pikën e karburantit në pronësi të Elvis Dedajt dhe Festim Qolit ky i fundit dyshohet si porositësi i vrasjes së ortakut të tij. Ai tha se marrëdhëniet mes dy bashkëpunëtorëve ishin të mira dhe se e vetmja mosmarrëveshje mes tyre kishte qenë për një vajzë.
Gjini ka shtuar se Fatmira Dedaj ishte përkushtuar ndaj fëmijëve pas vrasjes së të birit dhe se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë ekzekutuar. Ai gjithashtu ka pranuar se është takuar me Festim Qolin pas vrasjes së Elvisit, duke shtuar se Qoli “kishte frikë se mos e vrisnin”.
Agim Gjini: Kam qenë furnitor në një pikë karburanti në dalje të Shkozetit. Më punësoi Festim Qoli, me të u njoha në shkollë në 8-vjeçare. Elvis Dedjan e kam pas njohur, e kishim mik unë dhe Festimi. Elvisi ishte ortak me Festimin, menaxher ishte Kujtim Hasa. Gjatë kohës që punoja në karburant kishte një hatërmbejtje për një vajzë, mes Festimit dhe Elvisit. Elvisit i thërrisnin “Loshi”, ai punonte me lloj lloj gjërash. Me drogë.
Për vrasjen e Elvis Dedja e dëgjova te karburanti, erdhi policia dhe më arrestoi. Jam takuar me Festim Qolin pas vrasjes së Elvisit, disa dite pas ngjarjes. Festim Qoli është thirrur në polici për këtë çështje. Fatmira Habilin, nënën e Elvisit e njihja, e kam takuar , i kam bërë yzmet dhe na ka bërë. Ajo vinte rrallë në karburant. Fatmira nuk më ka thëne se ku dyshonte për vrasjen e të birit. Rrinte me Festimin, marrëdhëniet i kishte të mira. Elvisi ka pasur një BMË. Festim Qoli ishte pronar i biznesit bashkë me Elvisin. Marrëdhëniet mes tyre kanë qenë shumë të mira.
Nuk shkonin mirë vetëm për punën e femrës. Nuk donte që Elvisi ta merrte atë sepse kishte shkuar Festimi me të. Nuk e di kush e vrau. Ditën që ndodhi ngjarja, unë kisha babain pa qejf që më ndërroi jetë pas disa ditësh, kam qenë të shumica ne supermarket mora ushqime për ti dërguar te lokali. Pika e karburantit kishte dhe lokal, mora ujë kafe… pastaj më arrestoi policia. Kujtim Hasa punonte në lokal, kishte dhe punonjës të tjerë nuk më kujtohen emrat. Vrasja ndodhi në Malin e Robit, nuk shkova në vendngjarje. Për gjysmë ore e mora vesh ngjarjen.
I kisha takuar dhe viktimën dhe Festimin, te karburanti. Petrit Qoli vinte te karburanti e takonim përditë. Më shoqëruan ditën e ngjarjes dhe më morën në pyetje në polici. Na morën shenjat e gishtave, na morën dëshminë dhe kaq. Festimin e takova pas vrasjes, folëm për ngjarjen. Ai kishte frikë për ngjarjen që ndodhi, kishte hall se mos vriste njeri dhe atë. U paraqit dhe Festimi në polici për tu pyetur. Deri më sot, kam pas marrëdhënie të mira me Festimin, para se të arrestohesha. Pas vrasjes së Fatmira Dedës, Festimin e kam parë me automjet tip Lincoln.
