Autori i vrasjes së Endri Goxhajt në Memaliaj, Marjaldo Nela është vetëdorëzuar ditën e sotme në Polici.

Mësohet se Nela ishte shpallur në kërkim prej dy muajsh, pas një konflikti që përfundoi në vrasjen e Endri Goxhajt, në muajin prill.  Pas kryerjes së krimit policia vendosi në pranga disa persona ndërsa shpalli në kërkim disa të tjerë, njëri prej të cilëve Marjaldo Nela u vetëdorëzua. Pritet që nëpërmjet dëshmisë së Nelës do të bëhet zbardhja e plotë e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në agravim të situatës.

Nga hetimet ka rezultuar se vrasja ndodhi pas një konflikti të çastit mes një grupi prej shtatë personash. Gjatë përplasjes fizike, dyshohet se Endri Goxhaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Dali Nelës, duke e lënë këtë të fundit të plagosur. Pas kësaj, dy vëllezërit Donaldo dhe Marjaldo Nela kanë reaguar duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të Goxhajt, i cili për pasojë nderroi jetë gjatë transportimit për në spital. Autorët e dyshuar janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me automjet, ndërsa forcat e policisë po punojne për kapjen e tyre.